Rooney duhet t’i raportoj Fergusonit

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney duket se nuk do t’i raportoj vetëm gruas së tij, Coolen për skandalin në të cilin është përfshirë, por edhe trajnerit Sir Alex Ferguson.

Mediat në Angli kanë njoftuar se Ferguson është shumë i zhgënjyer më këtë që po ndodh dhe ai do të paraqitet para tij për të treguar të vërtetën, ndoshta ende pa u takuar me gruan.

Ferguson dëshiron t’i kujtoj Rooneyt përgjegjësinë që ka ai si futbollist i Manchester United.

Thuhet se skocezi do t’i ofroj atij mbështetjen e klubit por është i brengosur për faktin se jeta private e shfrenuar mund të ndikoj në lojën në fushë.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: