Reprezentacioni i Spanjës në futboll, kampion i Evropës dhe botës, është fitues i çmimit “Princi nga Asturia”, çmim ky i cili jepet çdo vit për të arriturat në shkencë, art, letërsi, sport …
”Stuhia e Kuqe” e ka fituar këtë çmim, pasi për këtë kishte vendosur një komision vlerësues, i cili në arsyetimin e tij, ndër të tjera ka thënë: “Spanja ka pasur një skuadër ekzibicioniste, e cila me teknikën e saj i ka bërë për vete shumë adhurues të futbollit në botë”.
“Suksesi i Spanjës vazhdon edhe më tutje, ndërsa ajo është duke i mahnitur spanjollët, të cilët suksesin e kombëtares e konsiderojnë si sukses personal”, - thuhet më pas në arsyetim.
Këtë çmim e ndan princi Felipe nga Asturia. Fituese e vitit të kaluar e këtij çmimi ka qenë atletja ruse, Jelena Isinbajeva, ndërsa para saj ky çmim i kishte takuar tenistit spanjoll, Rafael Nadal, ndërsa para tij këtë çmim e ishte fituar Michael Schumacher. Na kategorinë e sportit ky çmim jepet nga viti 1987.



