E përditshmja spanjolle “Marca” në faqen e saj të interentit e ka parashtruar pyetjen se, kujt duhet t’i takojë “Topi i Artë” në vitin 2010?
Përgjigjet e lexuesve të kësaj gazete kanë qenë të shumta, ndërsa për ata nuk ka kurrfarë dyshimi se kujt duhet t’i takojë ky shpërblim.
Sipas tyre, “Topin e Artë” e meriton mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Xavi Hernandez.
Në këtë anketë Xavi ka marrë 56 % të votave. Në pozitën e dytë është Andres Iniesta me 17 % të votave, i treti është Wesley Sneijder me 13 %, i katërti Diego Forlan m e 6,8%, ndërsa argjentinasi Lionel Messi është në pozitën e pestë.
Për 12 orë, në këtë anketë janë përgjigjur më shumë se 23.000 lexues.



