Jessica Simpson për herë të parë foli hapur për mbarimin e lidhjes me të dashurin e saj, Tony Rome, me të cilën ajo kishte lidhje me diçka më pak se një vit.
Aktorja dhe këngëtarja, së cilës iu "morën këmbët" në ditëlindjen e saj ka thënë se me ish të dashurin ende kanë marrëdhënie të mira.
"Toni është i shkëlqyeshëm, dhe ne jemi ende miq. Më pëlqen prapanica e tij e ëmbël. Çfarë shkoi gabim unë nuk e di, ju duhet të pyesni atë, ai u largua nga unë në ditëlindjen time. Por ne jemi ende miq "thotë Jessica.
Toni nuk është i vetmi për të cilin Jessica thur lavde, ajo ka vepruar kësisoj edhe me të tjerët. Lavdërimi është filozofia më e mirë që ndjek ajo.



