MARK Owen, djali i yllit te grupit "Take That", pranoi se para martesës ka mashtruar gruan e tanishme Ema Fergusonin me 10 gra. Owen aferës pesëvjecare me Nev Hanley, i dha fund vetëm një javë para dasmës me Emën në shtator të vitit të kaluar.
Mark ka pranuar se lidhjet tjera kanë qenë vetëm për një natë dhe ato kanë qenë me dhjetëra.
Këngëtari u fajësua për luftën e tij të pabesë ndaj alkoolit dhe tha se ndjehej keq që i ka shkaktuar Emës aq shumë dhimbje.
Bashkëshortët, Mark dhe Emma janë të lidhura më shumë se pesë vjet dhe kanë dy fëmijë, por per aferat e tij nuk kanë ditur madje as shokët e tij Gary Barlow, Howard Donald dhe Jason Orange.
Edhe pse marrëdhëniet e tij me Neven u dërprerë para martese, Marku asaj i dërgoi cecet në një total prej 12 mijë funte britanike. "Më tha se kishte mbetur pa punë dhe do të mbetej në pamundësi të paguajë qiranë e shtëpisë, më luti, kështu që unë e ndihmova. Nuk e km paguar atë për të heshtur ndarjen, sepse po ta bëja këtë me secilën që kam qenë në lidhje, do të bankrotoja," thotë Owen.



