Carla Bruni: Nicolasi kurrë nuk do të më tradhtonte

Carla Bruni tha në një intervistë per televizionin britanik se burri i saj Nikolas Sarkozi, nuk mund të mashtrojë, sepse historia e tyre në dashuri është si " një përrallë zanash". 

"Unë mendoj se martesa duhet të zgjasë përjetë, por kush e di se çfarë mund të ndodhë" 

Zonja e parë e Francës në intervistë dhënë televizionit britanik “Sky Neës”, e cila ishte regjistruar para thashethemjes për ndarje, u transmetua sot.

Ajo foli në lidhje me besimin që ka ndaj Sarkozit. "Ai kurrë nuk mund të bëj afera. A e keni parë ndonjëherë një foto, ku e shihni duke tradhëtuar gruan?", ka justifikuar Karla, duke shtuar se nga gruaja e parë është ndarë pikërisht për shkak të tgradhëtisë. 

"Unë mendoj se martesa duhet të zgjasë përgjithmonë, por kush e di se çfarë mund të ndodhë. Unë besoj në atë se dashuria do të zgjasë përgjithmonë, por mund të ndodhë që nesër të vdesim të gjithë," tha zonja e parë e Francës. 

"Unë jam tepër e lumtur që kam rënë në dashuri në moshën 40 vjecare dhe u takova me atë me të cilin u martova " 

Kur një gazetar e pyeti të komentojë deklaratën e saj se sa e mërzitshme ishte monogamia ajo u pergjigj: "Unë kurrë nuk kam qenë e martuar, dhe unë mendoj se monogamia dhe martesa nuk shkojnë së bashku, apo jo? ", ka thënë Karla. 

Ditëve të fundit kanë qarkulluar thashethemet se Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy mashtrojnë njëri-tjetrin dhe kanë në plan divorcin.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: