Lady Gaga: Unë mund të bëj dashuri edhe me femër!

Lady Gaga tha se ajo mund të bjerë në dashuri me një grua. Këngëtarja, e cila edhe më herët ka pranuar se ishte biseksuale thotë se kur është çështja e marrëdhënieve seksuale në përgjithësi nuk njihen kufi apo rregulla.

"Sigurisht se unë mund të bie në dashuri me një grua. Por dashuria është e ndryshme nga seksi, dhe unë me të vërtetë e dua seksualitetin mashkullor. Burrat janë ata për të cilët unë ndjej mungesën ", tha Lady Gaga.

Këngëtarja thotë se kërkesa për dashuri ka nxitur krijimtarinë e saj. "Dashuria është e rrezikshme, gjithmonë", tha  Lady Gaga e shqetësuar.

Ylli, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, pranon që gjatë turneut është e vetmuar. "Shpesh e kaloj kohën në dhomë hoteli, rri dhe kompozoj. Kështu që rri vetëm bashkë me kreativitetin tim, tha Gaga.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: