Robbie Williams: Marijuana është më e ëmbla e drogës

Në një intervistë të kohëve të fundit në Radio, këngëtari britanik Robbie Williams tha se kohëve të fundit ka konsumuar sasi të mëdha të narkotikëve të ndryshëm. 

Duke komentuar për ato, ai tha se marihuana është "droga më e bukur", edhe pse atë nuk e ka konsumuar shpesh. Ai thotë se me atë drogw nuk i shkonte edhe aq mirë. 

"Po më keni parë vitin e kaluar? Shikoni vitin e kaluar! Po, ai ishte një vit mjaft i ëmbël ". Duke folur për vetën ai tha se ka marrë trajtime dhe ka humbur në peshë. Kur u pyet se çfarë mendon lidhur me marihuanën, ai tha: "Ky bar është droga më e bukur. Kjo drogë është kaq e ëmbël”. 

Ish anëtari i grupit "Take That" thotë se ka shkuar për rehabilitim: "Unë kam ardhur në pikën ku realisht më duhet të kem kujdes pasi që nuk dihet se si mund të përfundojë e gjithë kjo. Unë kam qenë vetëm yndyrë dhe biea në depresion. Dhe pastaj erdhi momenti kur dikush më tha se mund të vdesë. Tash jam disi më i hollë, por ndjehem më i shëndetshëm”.


 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: