Sharon Osbourne: Do t’i heq silikonet dhe t’i shes

Sharon Osbourne, bashkëshortja e Black Sabbatha, Ozzy Osbournit tha se ajo dëshiron të shesë silikonet e saj të gjirit në një ankand në Bayju.

Sharon nuk është e kënaqur me pamjen e gjinjve të saj dhe mendon përsëri në operacion, këtë herë për të hequr silikonet saj. "Do të doja që asnjëherë të mos shkoja në kirurgji për të rritur gjinjt e mi”, tha Sharon për mediat britanike.

"Janë shumë të rrumbullakta dhe ndjehem sikur kam një kovë me ujë në krevat. Tashmë ato i urrej prandaj edhe do t’i heq e t'i shes në Bayju," shtoi 57-vjeçarja Sharon, e cila ka shpenzuar mbi 300 mijë dollarë për kirurgjinë plastike.

"Në të ardhmen nuk do të bëjë asnjë operacion. Ndoshta në të gjashtëdhjetat. Nuk dua që lëkura ime të jetë e varur.
 
Dhe, ndërsa nëna dëshiron të heq silikonet, vajza e saj dëshiron t’i vë ato." Do t’i operojë gjinjtë sapo ato do të më varen”, tha 25-vjeçarja Kelly

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: