Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, aktorja holivudiane është shprehur se gjatë gjithë jetës së saj ka shkuar në shtrat vetëm me dy meshkuj, të dashurin e fëmijërisë dhe bashkëshortin aktual Austin Green.
Aktorja holivudiane Megan Fox që ka marrë edhe një famë të madhe si sex-simbol falë bukurisë së saj, ka rrëfyer për sekretet e jetës së saj intime.
“Nuk mund të bëj seks pa dashuri. Kur e mendoj më duket e tmerrshme. Nuk jam femra e duhur për një natë. Jam e lidhur shumë me djalin e bashkeshortit. E kam parë të rritet që kur ishte tre vjec dhe ai tani është pjesë e jetës sime. Ndjehem përgjegjëse për të dhe kërkoj të jem gjithmone e pranishme”, thekson aktorja.
Por pavarësisht impenjimit në familje, Fox duket se ka shumë pak kohë për të rritur vogëlushin sepse kohët e fundit ajo ka realizuar disa filma të suksesshem si, "Transformers", "Passion Play", "Jonah Hex" dhe "The Crossing".



