;)

Robbie Williams shtyn dasmën

Robbie Williams u desh të shtyjë dasmën për shkak se informacionet për dasmën filluan të qarkullojnë në publik.


Këngëtari popullor britanik me të dashurën e tij Ayda Field do ta shpallnin vendimin për dasmën në ditën e Shën Valentinit, por meqë shpejt u përhap ky lajm ata vendosën të tërhiqen. Për ciftin është shumë e rëndësishme që martesa të jetë private, me vetëm disa të afërt që do të dinë disa hollësi lidhur me vendin dhe datën e dasmës. Unë nuk dua prani të turmës së gazetarëve dhe kamerat e tyre, tha Robbie Williams.

Robbie dhe Ayda janë të padurueshëm sa më shpejt të jetë e mundur të bëjnë të ligjshme marrëdhëniet e tyre dhe kështu ata kanë planifikuar një ceremoni martese të re që thuhet se do të mbahet në fund të vitit.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: