Conrad Murray, mjeku i fundit i Michael Jackson, i cili vdiq 25 më qershor të vitit 2009, është akuzuar me vrasje të pa qëllimtë për vdekjen e "Mbretit të Pop-it", tha zyra e prokurorit në Los Anxhelos.
Dr Conrad Murray, një kardiolog nga Hjustoni, ishte me mbretin "e pop-it" kur ky i fundit vdiq 25 më qershor të vitit të kaluar në moshën 50. Ai do të përballet me katër vjet burg nëse dënohet.
Ed Chernoff, një nga avokatët e tij, tha se ai do të deklarohet jo fajtor.
Michael Jackson ka kërkuar nga Dr Murray të bëhet mjeku i tij personal, në kohën kur ai ishte në përgatitje për të bërë rikthimin e madhë të tij në skenë, për një seri koncertesh në Londër.
Mjeku pranoi se yllit të popit i kishte dhënë propofol, një mjet anastezik i fuqishëm, dhe sedativë të tjerë për ti mundësuar atij për të fjetur. Michael Jackson vdiq pak pas.

