Këngëtarja LEONA Lewis ka thënë se as që i shkon ndërmend që të përmbahet nga paraqitja në publik pasi që ishte goditur në fytyrë nga një fans
Fituesja e spektaklit “2006 X Factor” ka thënë se pas këtij incidenti në muajin tetor, është shtuar sigurimi i saj.
Ja si shprehet Leona, 24 vjeçe: "Ky incident më bëri të vetëdijshme se gjithmonë është me rendësi që të jesh syçelë, por nuk do të lejoj që kjo ngjarje ta ndryshojë jetën time, duke më mbajtur mbyllur dhe të izoluar”.
Ajo ka shtuar se është person pozitiv dhe se nuk i pëlqen që të përqendrohet në aspektet negative të jetës. Po ashtu, ka thënë ajo, se puna që bën i pëlqen shumë.
Përndryshe, në atë incident, skizofreniku Peter Kowalczyk, 29 vjeç, kishte goditur Leonan derisa ajo ishte duke nënshkruar kopjet e autobiografisë së saj, “Dreams in London”. Sulmuesi ishte dërguar në spital, me një qëndrim të papërcaktuar.

