Victoria Beckham e cila ka tre djem me burrin e saj të famshëm, David Beckham, ka deklaruar se me gjithë dëshirë do ta lindte edhe një vajzë
Kjo dëshirë e saj është shprehur pasi që ajo ka marrë vesh se motra e saj ishte shtatzënë. Ndoshta kjo duket si rastësi, por edhe herave të tjera, kur motra e saj ka qenë shtatzënë edhe Victoria nuk ka kaluar shumë kohë dhe ka ngelur me barrë.
Sido që të jetë, merret vesh se Posh, 35 vjeçe, tashmë i ka thënë burrit të saj David, 34 vjeç, se duhet të fillojnë të “mundohen” për një fëmijë tjetër, pas Kupës Botërore në verë.
Një mik i familjes ka deklaruar se, sapo ka marrë vesh se motra e saj Louise është shtatzënë, Victoria menjëherë ka filluar që të ndjejë një dëshirë të madhe për të ngelur edhe ajo me barrë. Burimi i njëjtë thotë se ajo dhe Davidi gjithmonë kanë dashur ta kenë një vajzë dhe Davidi ka deklaruar më parë se dëshiron fëmijë të tjerë.
Pra, tani mbetet vetëm “mundimi”. Të gjorët ata!




