Jolie dhe Pit blejnë vilë Itali prej 40 milionë dollarë

Angelina Jolie dhe Brad Pitt në krahinën italiane në Verona, në një zonë kodrinore kanë blerë një vilë prej 40 milionë dollarë amerikanë, e cila ka 15 dhoma gjumi, shtatë banjo, dy pishina dhe një teatër privat.

Jolie kishte rënë në dashuri me Italinë, ndërsa po realizonte filmin “The Tourist" së bashku me Johnny Depp.

Pavarësisht blerjës së vilës së shtrenjtë, çifti nuk të zhvendoset përfundimisht në Itali, por do të qëndrojë në vilën në Los Anxhelos ku jetojnë me fëmijët e tyre, nëntë vjeçarin Maddox, gjashtë vjeçarin Pax, Zaharin pesë-vjeç, Shilohin katër vjeç dhe binjakët dyvjeçar Knox dhe Vivienne.

 

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: