Ylli amerikan do të luajë një seri të ngjashme me atë që u bë e famshme, "Baywatch", dhe kësaj radhe do të luajë në bregdetin malazez.
Sipas "Portal Analytics" thuhet se ky është bashkëpunimi i parë ndërmjet dy kompanive RTV të Malit të Zi dhe" Atlas " ku i bashkangjitet edhe komuna e Budvës.
Instruktori i Pamelës do të nxisë ekipet e shpëtimit që të luajnë në bikini vajzat e “Atlas”.
Seria do të zhvillohet në vendet tërheqëse në Mal të Zi dhe në hotele, dhe me sa duket do të jetë një seri me komplote, romantike dhe e pasionuar.
Pamela Anderson vitin e kaluar, gjatë qëndrimit në Malin e Zi, njoftoi se do të investojë para për dy kompanitë në hotele ekologjike si në Podgoricë dhe Meljine.
Pastaj ajo tha se ishte e kënaqur me detin e Malit të Zi dhe natyrës duke thënë se bregdeti ka shumë potenciale.



