Angelina Jolie ka vizituar zonën e Nowshera që gjendet në veri-perëndim të Pakistanit për të nxjerrë në pah gjendjen e më shumë se 20 milionë njerëzve të prekur nga përmbytjet më të këqija që kanë vërshuan ndonjëherë vendin.
Aktorja, e cila është një ambasadore e vullnetit të mirë në UNHCR, tha se situata në Pakistan është "jashtëzakonisht komplekse".
Zona e Nowshera momentalisht është shtëpia e përkohshme për gati dy milion refugjatë afgan, si dhe miliona pakistanezëve të zhvendosur nga përmbytjet.



