Ylli i Pop muzikës Pink e ka thyer rekordin e tureve të koncerteve në vitin 2009, duke u shpërblyer kështu me çmimin prestigjoz Helpmann Award for Best International Concert, të hënën në Australi.
Pink mundi AC/DC, Beyonce dhe George Michael për të marrë në shtëpi çmimin më lartë që jipet nga Opera House në Sydney.
Fitues të tjerë ishin Wil Anderson (Best Comedy Performer), Jersey Boys (Best muzikanti) dhe aktori Ewen Leslie për paraqitjen e tij të Richard III në Teatrin e Melburnit.
Surpriza e madhe erdhi, kur fituesi i çmimit Oskar, Geoffrey Rush humbi ndaj Avenue Q të Mitchell Butel, për aktorin më të mirë mashkull në një mjuzikëll. Ndërsa yjet e 'The Pirates of the Caribbean' ishin të preferurit edhe para se të fillonte shfaqja.



