Yllu i “Dinastisë” dhe “Melrose Place”, Heather Locklear fiton përsëri. Pas diagnozës së depresionit dhe tentim vetëvrasjes, bjondja me një buzëqeshje shëtit përmes qytetit me fytyrën që ende duket fantastike.
Ajo ishte një nga bukoreshet në filmat e viteve të tetëdhjeta e nëntëdhjeta, e njohur edhe si Sammy Jo Carrington në serinë e Dinastisë dhe Amanda Woodward nga Placea Melrose.
Por aktorja 49 vjeçare, ende duket si në atë kohë. Heather ishte në shoqërinë e miqve dhe shkoi në pazar në Malibu.
Pavarësisht nga syzet e mëdha të diellit, duket qartë lëkura e bjondes si e fëmijës, ku nuk duken gjurmë të rrudhave.
Ajo ka veshur pantallona të gjerë një gri dhe një top të thjeshtë dhe duket në humor teksa buzëqeshte para fotografëve.
Aktorja ka lënë pas vetës dy martesa , është nënë e trembëdhjeçares Ave, kurse që nga viti 2007 është në lidhje me ish kolegun e saj te Melrose, aktor Jack Place Wagner.



