Filmi i George Clooney gjendet në vendin e parë ne Amerikë

Filmi i George Clooney 'The American' u gjend në krye të arkës në Amerikën e Veriut gjatë fundjavës.

Filmi, në të cilin Clooney luan një vrasës të fshehur në Evropë, mblodhi 13 milion dollarë.

Siç duket në majën e listës të filmave më të shikuar në Amerikë renditen trillerët e krimit.

'Takers' vetëm në javën e dytë ka fituar 11.5 milion dollarë, duke u vendosur kështu vetëm një vend para filmit tjetër 'Machete', i cili gjendet në vendin e tretë duke fituar 11.3 milion dollarë.

Pesë filmat më të shikuar kompletohen nga filmi horror 'The Last Exorcism' dhe komedia romantike 'Going the Distance'.

Në këtë të fundit, luajnë yjet Drew Barrymore dhe Justin Long, si një çift që përpiqet të mbajë një marrëdhënie në distancë. Ky film bëri edhe debutimin e tij në pesëshen më të shikuar duke fituar 6.9 milion dollarë në tre ditët e para.

Ndërsa Toy Story 3 përfituesi më i madh gjatë verës, ka fituar rreth 408 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada që prej publikimit të tij në muajin qershor.

 

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: