Mark Wahlberg skuqet çdo herë kur kujton të kaluarën e tij muzikore.
Aktori, i cili dikur ishte një muzikant dhe ka ndërtuar një karrierë si reper, tani i kujton ato ditë pa dëshirë.
Ai thotë se e ka kuptuar se nuk ishte “cool”.
"Oh njeri, me të vërtetë ishte e turpshme. Atëherë kam menduar se isha “cool”, por kur sot i dëgjoj këto inçizime, shoh se me të vërtetë isha një idiot," thotë Mark.
Ai shton se do të dëshironte të harronte ato ditë, por që familja e tij nuk e lejon dhe ia kujton vazhdimisht ato.
"Me vëllaun Palin, dhe një mik shikuam një emision ku edhe unë isha i pranishëm.
Që të dy vdiqën së qeshuri.
Në atë kohë unë isha zgjedhur mashkulli më seksi i i viteve të '90-ta,"tha Mark.



