Duket se një nga personazhet më popullor George Clooney, beqar ka gjetur dashurinë e jetës.
Italianja tërheqëse Elisabetta Canalis ia vodhi zemrën e tij?
Edhe pse një nga aktorët më simpatik, George Clooney beqar po i shmanget institucionit të martesës, italianja duket se ka gjetur faktorin X tek ai.
Modelja Elisabetta Canalis është përgjegjëse kryesor për situatën aktuale të Clooneyt edhe sa i përket tifozëve të tij.
Por çfarë ka 32 vjeçarja më shumë se bukuroshet tjera të cilat iu servuan atij në “pjatë”?
A është ajo tërheqëse për këmbët e gjata dhe trup të përsosur apo si një grua intelektuale italiane me karakterin e saj dhe sensin e humorit?
Është e ditur se aktori ishte në lidhje të shumta me zonjat e famshme si Michelle Pfeiffer dhe Nicole Kidman, por askush nuk kishte këtë faktor X, siç e ka kjo.
George dhe Elisabetta po ktheheshin nga një darkë ku u përshëndetën nga gazetarë të shumtë.
Clooney ka qenë në një kostum të zi dhe këmishë pa kravatë dhe dukej më mirë se kurrë.
Edhe pse është ende herët për të përmendur martesën, duke ditur se vetë aktori thotë se ende nuk është në rendin e ditës, shpresojmë që kjo marrëdhënie të rritet në diçka më shumë, sepse me të vërtetë është e mirë për të parë këtë çift të përsosur siç shihen edhe në fotografi.



