Lothar Matthaus dëshiron t’i kthehet gruas që e tradhëtoi

Pas dy javëve që kur mediet mbetën me kolona të zbrazura për atë, Lothar Matthaus, u shfaq përsëri për të mbushur tabloidet.

Këtë herë, gjermanja Bild, shkruan se Matthaus është kthyer në Gjermani ku u takua me Lilian Chudinova, me të cilën është divorcuar.

Edhe pse ka thënë se martesës së tyre po i vjen fundi, megjithatë lojtari legjendar i futbollit nuk pajtohen ende me faktin se e kishte humbur gruan e tij prandaj po përpiqet të kthehet si më parë me ndihmën e këshillimit martesor.

Përkujtojmë se, gruaja e Lothar Matthausit është parë në një jaht ku puthej me pasion me një të huaj.

Liliana 22-vjeçare me të huajn ka udhëtuar në Sardenjë, por ajo tha se kishte shkuar për biznes.

Modelja madje nuk e kishte fshehur përqafimin me dashnorin e ri, pavarësisht shikimeve kurioze.

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: