Cheryl dhe Ashley Cole sot në gjyq për ndarjen

Ndonëse për disa muaj ata nuk jetojnë së bashku, martesa e këngëtares Cheryl Cole dhe yllit të  futbollit Ashley Cole tani zyrtarisht po i vjen fundi.

Siç njoftojnë mediet britanike, sot mbahet seanca gjyqësore lidhur me procedurat për divorc, ku ish bashkëshortët do të nënshkruajë të gjitha dokumentet e nevojshme për ndarje.

Për një kohë të gjatë Cheryl donte t'i jepte fund martesës, në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe më pak të dhimbshme. Tërë procedura gjyqësore duhet të përfundojë brenda gjashtë javëve të ardhshme.

Cheryl në mënyrë të përsëritur theksoi: "Nuk dëshiroj asgjë nga Ashley”. Gjykata me siguri  se nuk do të ketë asnjë problem për ndarjen e 22 milion funtave pasuri që ka çifti i famshëm.

E vetmja gjë e diskutueshme është se cili prej bashkëshortëve do të marrë kafshët e jo shtëpinë.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: