Katy Perry dëshiron shtetësinë britanike

Katy Perry do që të bëhet britanike. Këngëtarja amerikane, e cila së shpejti do të  martohet me aktorin dhe komedianin britanik Russell Brand do të donte që vendi i bashkëshortit të jetë edhe i saj.

"Kur të martohem muajin e ardhshëm, një nga gjërat e para që do të bëj unë është të aplikoj për shtetësinë e dyfishtë. Unë nuk e di nëse do të më duhet të përmbush testet e caktuara, por unë do të merrem me ato. Unë vetëm e di që tani Anglia është një shtëpi e dytë për mua," tha këngëtarja.

Nëse mbërthehet nga burokracia, Katy gjithmonë do të këshillohet me Madonën, siç ka bërë ajo kur u martua me ish burrin e saj Guy Ritchie. Siç shkruan “The Sun” për të marrë shtetësinë britanike, Katy do të duhet të jetojnë në Britani të Madhe për të paktën tre vjet pas martesës.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: