Natalie Portman dhe Jessica Alba në Festivalin e Filmit të Venecias

Thonë se kurrë nuk duhet veshur e kuqja i ndezur në qilim e kuq.

Por Natalie Portman ka provuar se rregullat e modës mund të hidhen poshtë, duke e zgjedhur të njëjtën ngjyrë për fustanin e saj për hapjen e Festivalin e Filmit në Venecia.

Natalie në stilin tradicionale të fustanit të mbrëmjes me një të çarë deri në kofshë u paraqit në qilimin e kuq në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia.

29-vjeçarja, e cila i kishte lidhur flokët e saj në formë spirale arriti për premierën filmit të regjisorit Darron Aronofsky 'Black Swan', ku ajo luan një balerinë të vjetër në moshë.

Pavarësisht dukjes së saj të magjishme ajo pati një rivale serioze në qilimin e kuq.

Jessica Alba mbërriti me një fustan të shkurtë mahnitës të zi për shfaqjen natës së parë të filmit të saj 'Machete'.

Aktorja 29-vjeçare luan agjenten Sartana në filmin që ka aksion të dhunshëm.

Në film luajn gjithashtu yje si Lindsay Lohan, Michelle Rodriguez, Stiven Segal, Robert DeNiro, Rose McGowan dhe Don Johnson.

Siç duket Jessica ka mbetur për të kryer shumicën e detyrave promovuese e vetme, pasi Lindsay përndryshe është e zënë me rehabilitimin dhe shërimin e saj nga varësia e drogës.

Quentin Tarantino tha se programi i festivalit ishte 'një nga më të ashprit, të ftohtit dhe eklektik programe që mund të jenë parë ndonjëherë.'

Tarantino është kryesuesi i jurisë që do të gjykojë 22 filma nga 11 vende, plus edhe një film suprizë që pritet të shpallet javën e ardhshme, për Luanin e Artë.

 


 

jess-alba01
jess-alba01
jess-alba02
jess-alba03
natali-portman
natali-portman02
natali-portman03

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: