Shia LaBeouf është emëruar si aktor që fiton më së shumti në Hollivud për të dytin vit me rradhë.
Nga një sondazh i kryer nga Forbes për të gjetur se cili yll tërheq më shumë të holla nga bosët e filmit, del se LaBeouf është aktori që paguhet më së miri.
24 vjeçari, i cili është shfaqur në një seri të filmave të profilit të lartë duke përfshirë si "Transformers: Revenge of the Fallen" dhe " Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull", kryeson sondazhin e njëjtë edhe të vitit të kaluar.
Anne Hathaway, e cila goditi me filmin e Disney 'Alice in Wonderland' ka përfituar miliona dollarë në arkat e shitjes së biletave në mbarë botën, duke u renditur e dyta, e ndjekur nga Daniel Radcliffe, Robert Downey Jr dhe Cate Blanchett.



