Hugh Grant ka pranuar një sekret nga e kaluara e tij, ai ka kontrabanduar qilima nga Turqia.
Ylli i filmit 'The Four Weddings and a Funeral' teksa kthehej nga pushimet bashkë me të dashurën e tij, u munduan të kalojnë disa qilima të pellushit përmes doganës pa i paraqitur ato zyrtarisht.
Por ata u zbuluan nga një oficer që më pas i gjeti qilimat. Grant u arrestua menjëherë për shmangie të detyrimeve mbi mallrat e importuara.
Aktori i tha revistës OK! se, "kam qenë i arrestuar për kontrabandë .... kam kontrabanduar. Ka ndodhur para shumë kohësh. Vija nga Turqia me të dashurën time me disa qilima. Ne u sollëm si idiotë të vërtetë. Mbërritëm në aeroport në mes të natës dhe menduam se askush nuk do të kontrollonte. Dhe vazhduam pa deklaruar asgjë, por u ndalëm."
Policia kishin vërejtur pakon e gjatë dhe e lutën Grant të hapë atë. Në të u shpalos një qilim. Autoritet e kishin lutur më pas çiftin të hapë valixhen ku ishin fshehur 3 apo 4 qilima të tjerë. Hugh Grant dhe e dashura e tij u arrestuan dhe u gjobiten më pas.



