Sipas statistikave të shitjeve të biletave në kinematë në Shtete të Bashkaura të Amerikës, këtë verë janë përfituar rreth 100 milion dollarë, pavarësisht pjesëmarrjes që është më e ulta në 5 vitet e fundit.
Sipas web faqes Hollywood.com, numri aktual i biletave të shitura është rreth 552 milion, më e ulët se ajo e vitit 2005, ku shifra ishte 563.2 milion bileta.
Rënia e shikueshmërisë në kinema ka rënë si pasoj e rritjes së çmimit të biletave, kryesisht për filmat në 3D.
E njëjta gjendje është shfaqur edhe në kinematë e Britanisë së Madhe.
Sipas shoqatës të pronarëve të kinemave, kostot e një bilete mesatare janë rritur për 5% në këto 12 muajt e fundit.
Filmat në 3D, të tillë si Toy Story 3, Clash Of The Titans dhe Shrek Forever After, kryesisht janë përgjegjësit për ndryshimet në kinema, pasi biletat e tyre kushtojnë më shumë se një film tjetër në 3D.
Analisti i shitjeve të biletave Paul Dergarabedian tha se të ardhurat e përfituara janë një fitore e cekët.



