Pitt vendos të rrëfejë filmin Super Bowl

Brad Pitt është duke i dhënë qytetit të New Orleans, në Luiziana një shtytje. Ai ka rënë dakord të rrëfej në dokumentarin mbi fitoret e fundit të ekipit lokal të futbollit New Orleans Saint në Super Bowl.

New Orleans Saints dolën fitimtare në finalen kundër Colts Indianapolis, në shkurt të këtij viti dhe zyrtarët e futbollit kanë vendosur të dokumentojnë rrugën e suksesit të ekipit në filmin e ri të titulluar 'America's Game: 2009 New Orleans Saints' (Loja e Amerikës: 2009 New Orleans Saints).

Pitt ka qenë një mbështetës i zjarrtë i New Orleans prej se qyteti ishte shkatërruar nga Uragani Katrina në vitin 2005. Ai themeloi një organizatë bamirëse për të ndihmuar ndërtimin e shtëpive për familjet e zhvendosura dhe tani ai jep kontributin e tij për të punuar me dokumentar.

Filmi do të shfaqet në Amerikë me 8 shtator, një ditë para Saints të mbrojnë titullin.

Dokumentaret e mëhershëm të Super Bowl i kanë lexuar yje si Alec Baldwin, Morgan Freeman dhe Bruce Willis.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: