Brad Pitt ka premtuar që kurrë nuk do të kthehet prapa në qytetin e tij të adoptuar New Orleans, por ka detaje ekskluzive nga RadarOnline.com se aktori këtë fundjavë do të vizitojë qytetin për të shënuar përvjetorin e pestë të uraganit Katrina.
Ylli i Benjamin Button është angazhuar për të parë nga afër projektin përmes të cilit është duke u ndihmuar në rigjenerimin e New Orleans.
Në projekt është paraparë që të ndërtohen shtëpitë e shkatërruara.
Gjithëmonë e më shumë njerëz po kthehen përsëri në qytetin e shkatërruar dhe banorët janë të përfshirë në mënyrë aktive në procese të ndryshme për ringjalljen e qytetit.
Edhe projekti në fjalë i udhëhequr nga Pitt ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë aspekt.



