Testohet ilaçi nga sfungjeri i detit

Sikur edhe shumë herë më parë, zbulohen ilaçe efikase nga thellësitë e detit

Shkencëtarët japonezë kanë deklaruar sesi ilaçi eksperimental, i përfituar nga sfungjeri i detit, është treguar të jetë efikas kundër kancerit të gjirit, zorrës së trashë, traktit urinar dhe sarkomës (kanceri i indit lidhor).

Deri më tani, më së largu kanë shkuar testimet në pacientët e sëmurë nga kanceri i gjirit , ku është parë sesi ilaçi i ri është i suksesshëm edhe në rastet kur karcinoma ishte kthyer edhe pas disa cikleve të kimioterapisë.

Testimi i ilaçit të ri në pacientët me sarkomë janë duke u bërë për momentin në Evropë, kurse te pacientët me kancer të traktit urinar është duke u bërë testimi i ilaçit të ri në SHBA, më saktësisht në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Deri tani është konfirmuar se ilaçi i ri ka efekt të njëjtë me disa terapi të tjera të mëparshme, por këtë efekt e arrin me një mekanizëm krejt të ri.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: