Një studim i gjerë thekson se njerëzit në moshën 50-vjeçare janë më të lumtur se ata në moshën 20-vjeçare
Jeta pas moshës 50-vjeçare duket më e ndritur, këtë gjë e kishte vërtetuar edhe një hulumtim e gjerë. Njerëzit e vjetër, ata të moshës së mesme, që përfshijnë personat kah fundi i të 50-tave, në përgjithësi janë më të lumtur. Këta persona, gjithashtu, sipas hulumtuesve, janë më pak të brengosur dhe më pak nën stres sesa ata të moshës 20-vjeçare.
Rezultatet që ishin bazuar nga organizata ‘Gallup’, ku ishin përfshirë rreth 340.000 amerikanë, kishin përfshirë edhe disa faktorë që mund të kontribuonin në ndryshimin ndërmjet moshës. Aty ishin përmendur nëse pjesëmarrësit ishin të martuar, nëse kishin fëmijë, apo ishin të punësuar.
Sipas njërit nga hulumtuesit, Artur Stone, psikolog në universitetin e Nju-Jorkut ‘Stony Brook’, këto gjëra mund të bazohen në sociale, gjëra biologjike dhe për ne kjo është një enigmë mjaft e madhe.
Dy mënyra se si shihet jeta
Zbulimet pajtohen me punën e treguar deri më tash, duke treguar mënyrat e ndryshme të plakjes. Disa studime i kanë ngushtuar gjërat duke sugjeruar që kjo ndodh nëse jeni i vjetër, mashkull dhe republikan.
Sido që të jetë, puna e fundit kishte përfshirë masat e ndodhjeve të përgjithshme dhe eksperiencën ditore, siç është stresi dhe lumturia.
Këto dy masa të mirëqenies shumë rrallë ishin përfshirë në të njëjtin studim, thekson Stone. Por që të dy janë mjaft të rëndësishëm.
Lumturia, kënaqësia, stresi, brengat e ndryshme, zemërimi dhe pikëllimi, gjitha këto ndryshojnë me kalimin e kohës, në modele krejt të ndryshme. Për shembull, stresi dhe zemërimi në mënyrë të qëndrueshme rriten prej moshës së re në drejtim të moshës më të vjetër. Por, brengat mbesin konstante deri në moshën 50-vjeçare, kur edhe ndryshojnë. Shkalla e pikëllimit fillon të rritet në moshën 40-vjeçare, ndërsa në moshën 50-jeçare zhduket. Por, pikëllimi i përgjithshëm ndryshon shumë herë gjatë vjetëve.
Si meshkujt po ashtu edhe gratë kanë treguar modele të njëjta në termet se si ndërron mirëqenia me moshën. Gratë në përgjithësi ishte theksuar se posedojnë një shkallë më të lartë të brengave dhe të stresit, e po ashtu edhe të pikëllimit. Por, sido që të jetë, gratë kishin shkallën e njëjtë të lumturisë në krahasim me meshkujt dhe në përgjithësi ndiheshin më mirë me jetën e tyre, sidomos në 50 vitet e para.
Kujtimet e këqija
Janë disa teori të ndryshme që do të mund të shpjegonin se pse njerëzit ndihen më mirë gjatë viteve që nuk kanë të bëjnë me stilin e jetës, si njëri nga faktorët. Mund të jetë që, për shembull, njerëzit më të moshuar më mirë kontrollojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre, në krahasim me ata njerëz në moshë më të re. Apo ndoshta ka të bëjë edhe me nostalgjinë, ideja që njerëzit e moshuar kujtojnë ngjarjet negative dhe prandaj janë më të lumtur.
Po ashtu, njerëzit e moshuar më pak përqendrohen në atë se çfarë kanë bërë apo në atë se çfarë kanë arritur, si dhe nuk merren me gjera se si të dalin të shëtisin dhe çfarë të bëjnë me jetën e tyre. Këto rezultate do të publikohen gjatë kësaj jave në revistën ‘National Academy of Sciences’.



