Shenjat e gishtërinjve zbulojnë stilin e jetës

Shkencëtarët thonë se mund të detektojnë substanca dhe të vërtetojnë se kur është lënë gjurma

Duke iu falënderuar teknologjisë së re për analizat e shenjave të gishtërinjve, në të ardhmen kriminelët do t’i tradhtojë edhe ushqimi i dobët ose përdorimi i drogës apo barnave të ndryshme.

Ekspertët nga universiteti Shefild Halam besojnë se tash janë në gjendje të zbulojnë shenjat e kemikaleve, që janë të lidhur me ushqimin dhe

përdorimin e drogës. Ata thonë se mund të detektojnë substanca dhe të vërtetojnë se kur është lënë gjurma.

"Të dyshuarin do të mund ta lidhnim me aktivitetin kriminal, e ndoshta edhe detaje nga stili i jetës së tij.

E gjithë kjo duke iu falënderuar detektimit të përdorimit të ushqimit dhe përdorimit të barnave", kishte theksuar Simona Franses, nga qendra për hulumtime bio-mjekësore të universitetit Shefild Halam.

Ekipi i shkencëtarëve kishte aplikuar teknologjinë duke shënuar pjesë të imëta të molekulave në pjesë të indeve dhe kishin zbuluar detaje kyçe për personin i cili kishte lënë gjurmë, përfshirë këtu edhe nivelin e kolesterolit.
Shkencëtarët mendojnë se në të ardhmen, kjo metodë e zbulimit mund t’ju hyjë në punë edhe forenzikës, për identifikimin e personave të ndryshëm, të dyshuar për vepra të ndryshme.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: