"Viagra" shkakton shurdhim?

Ekzistojnë shumë barsoleta në lidhje me efektet e “viagrës”, por lajmi në vazhdim nuk është barsoletë, po risi shkencore

Shkencëtarët kanë dëshmuar se "viagra" dhe pilulat e ngjashme të cilat përdoren për mjekimin e impotencës, shkaktojnë humbje të dëgjimit te meshkujt.
Në të vërtetë, është parë se konsumimi i këtij ilaçi e dyfishon rrezikun nga dobësimi i të dëgjuarit, gjë që mund të ketë pasoja afatgjata. Studimi është bërë në 11.525 meshkuj të moshës mbi 40 vjeçare, të cilët ishin përdorues të "viagrës", me ç’rast janë fituar rezultatet e përmendura, thuhet në portalin shkencor "Live Science".
Ky studim vetëm sa ka vërtetuar domosdoshmërinë që meshkujve t’u tërhiqet vërejtja se ilaçet ‘PDE-5i’, sikur që janë "viagra", "cialisi" dhe "levitra", janë të rrezikshme për shëndet, thotë profesor Gerald McGwin nga Universiteti Alabama.
Në periudhën në vazhdim, shkencëtarët do të mundohen ta kuptojnë pse barnat e tilla shkaktojnë shurdhim dhe, me çfarë mekanizmi. Po ashtu do të shikohet edhe mundësia e mjekimit të këtij problemi.


 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: