Meshkujt injorojnë shëndetin e tyre

Është konstatuar se femrat kujdesen më mirë dhe më shumë për shëndetin e tyre, sesa meshkujt

Meshkujt janë më të prirë për ta injoruar shëndetin e tyre, krahasuar me femrat, thotë Frank Sommer, profesor i repartit për shëndetin e meshkujve në Qendrën universitare mjekësore në Hamburg, Gjermani.

Për ta dokumentuar këtë pohim, Sommer ka cituar një studim rreth shëndetit të meshkujve të moshës nga 40 deri 80 vjet, që është bërë në gjashtë vende evropiane dhe në SHBA. Edhe pse 85% e meshkujve pjesëmarrës në këtë studim kishin deklaruar se ishin të shëndoshë, analizat e tyre mjekësore kishin treguar se kjo nuk ishte vërtetë.

Meshkujt janë sidomos të rrezikuar nga pika në zemër dhe tru, thotë Sommer, i cili i këshillon të gjithë meshkujt që më shumë kujdes t’i kushtojnë parandalimit të problemeve shëndetësore, sesa mjekimit të pasojave. Në anën tjetër, femrat kanë shprehi që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të tërë familjes, përfundon Sommer.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: