Djathi që e rritë imunitetin

Studimi që e dëshmon këtë, është botuar në revistën "Immunology and Medical Microbiology"

Konsumimi i rregullt i të ashtuquajturit djathë probiotik, është parë se e forcon imunitetin de i mundëson organizmit që më me sukses t’i luftojë sëmundjet ngjitëse, tregon një studim i ri.
Studimi në fjalë ka treguar se djathi probiotik përmban baktere ‘të dobishme’ të cilat forcojnë sistemin imunitar të organizmit, gjë që u mundëson pleqve që të jenë më të shëndetshëm.

"Konsumimi i djathit mund të ndikojë në përmirësimin e imunitetit te pleqtë", ka thënë dr Ibrahim Fandi, udhëheqës i studimit.
Studimi është bërë te personat me moshë prej 72 deri në 103 vjet, të cilët, për katër javë, për kafjall kishin konsumuar një copë të djathit probiotik, njofton gazeta britanike "Daily Mail".
Më pas janë bërë testet e gjakut, të cilat kanë treguar se bakteret probiotike, të cilat gjenden në djathë, forcojnë imunitetin e organizmit. Rezultatet kanë treguar një rritje të numrit të rruazave të bardha të gjakut, të cilat luajnë rolin kryesor në luftën kundër sëmundjeve ngjitëse.
"Kemi dëshmuar se konsumimi i rregullt i djathit probiotik mund të ndihmojë në përmirësimin e imunitetit, prandaj pleqve u preferojmë që ta përfshijnë djathin në menynë e tyre të përditshme", ka thënë Fandi.
Studimi është botuar në revistën "Immunology and Medical Microbiology".

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: