Shkencëtarët theksojnë se dëmtimet e lëkurës për shkak të ekspozimit në diell akumulohen me vite
Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti “Saint Louis” tërheqin vëmendjen në rritjen e numrit të rasteve me kancer të lëkurës në anën e majtë të fytyrës dhe trupit.
Sipas mendimit të tyre, kjo mund të shpjegohet me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit gjatë vozitjes së automobilit.
Në studim janë shfrytëzuar të dhënat nga 1.047 pacientë me kancer të lëkurës.
Studimi në fjalë po ashtu ka konstatuar se ka gjasa më të mëdha për paraqitjen edhe të melanomës malinje në anën e majtë të trupit, përpos formave të tjera, më pak të rrezikshme të kancerit të lëkurës.
Shkencëtarët theksojnë se dëmtimet e lëkurës për shkak të ekspozimit në diell akumulohen me vite, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shoferë profesionalë, apo për persona të cilët automobilin e përdorin për nevoja të përditshme, thuhet në revistën “Journal of the American Academy of Dermatology”.



