Uleni shtypjen e gjakut me frymëmarrje

Frymëmarrja e rregullt mund të largojë shumë probleme mjekësore, thonë ekspertët.

Frymëmarrja nuk kushton asgjë, por është tepër e fuqishme. Njerëzit nuk kuptojnë se sa dobi mund të kenë në jetë nga një frymëmarrje adekuate, thotë dr Herbert Benson nga Universiteti në Boston.

Anksioziteti

Njerëzit anksiozë marrin frymë të cekët, marrin pak ajër dhe vazhdimisht e nxjerrin atë nga organizmi. Ekspertët preferojnë që personat e tillë, çdo ditë të bëjnë ushtrime të frymëmarrjes të paktën për dhjetë minuta. Ajrin duhet ta marrin me hundë, duke pasur kujdes që ta kenë stomakun e qetë dhe të relaksuar. Duhet që të relaksohen duke menduar diçka mirë.

Sëmundjet e zemrës

Frymëmarrja adekuate çon deri te normalizimi i shtypjes së gjakut, si dhe rregullon numrin e të rrahurave të zemrës. Nëse doni që të qetësoheni, bëni çdo ditë ushtrimet e frymëmarrjes derisa rrini ulur këmbëkryq. Uluni këmbëkryq në dysheme. Mbyllni sytë dhe, me gishta, mbylleni flegrën e djathtë të hundës. Merrni frymë nëpërmes flegrës së majtë për gjashtë sekonda. Më pas, mbylleni flegrën e majtë dhe merrni frymë me flegrën e djathtë. Përsëriteni këtë procedurë disa herë, për 10 minuta, respektivisht derisa të ndjeni se jeni relaksuar.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: