;)

Mjalti – ilaç i mrekullueshëm kundër pagjumësisë

Gjatë periudhës së ndërrimit të stinëve, shumë njerëz kanë probleme me pagjumësinë. Ja disa këshilla si mund të parandalohet lehtë ky problem

Një thënie e vjetër popullore kineze thotë: “Nëse doni që të flini mirë, e mbi të gjitha shpejt, atëherë shtoni çajit mjaltë”.

Është konstatuar se efekti i dobishëm i mjaltit, në këtë rast, ka të bëjë me aminoacidin triptofan, roli i së cilit është ndërtimi i proteinave. Ky aminoacid gjendet gati në të gjitha ushqimet, por në sasi të vogla. Ai është shumë i ndjeshëm. Në rrugëtimin e tij deri në tru, ku edhe është i nevojshëm, triptofani ballafaqohet me shumë ‘armiq’. Para së gjithash, konsumimi i tepruar i mishit pengon kryerjen e funksionit të tij. Kjo dmth se, kush ka probleme me pagjumësi, nuk do të duhej që të hante tepër mish.

Vet triptofani nuk ndihmon që të flini më mirë, por ai paraqet lëndën e parë për ta arritur këtë qëllim. Nga triptofani, truri ynë formom hormonin e disponimit të mirë – serotoninën. E nga serotonina, gjëndra pineale krijon hormonin që përshpejton fjetjen, melatoninën.

Profesori i Vjenës, Bankhofer mendon se më së shumti rëndësi kanë karbohidratet e shpejta, të cilat depërtojnë në qarkullim të gjakut. Ai preferon çaj mente të ëmbëlsuar me mjaltë, qumësht të vakët me mjaltë, ‘muesli’ apo flluska me mjaltë. Këto kombinime janë të dobishme, meqë triptofani nuk gjendet vetëm në sheqer dhe mjaltë, por edhe në flluska (corn-flakes). Pas rreth 45 minutave pas shujtës me karbohidrate, triptofani mundet që, pa pengesa, të depërtojë në tru dhe ta fillojë procesin e krijimit të melatoninës, duke larguar kështu pagjumësinë. Përpos kësaj, pas marrjes së karbohidrateve, pankreasi sekreton insulinën, e cila zgjeron enët e gjakut, që përcillet me rënien e shtypjes së gjakut dhe një fillim më të lehtë të gjumit. 
 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: