A vuani nga “kokëdhembja seksuale”?

Gjysmë milioni italianë nuk mund të kënaqen me seks, për shkak të paraqitjes së migrenës, thotë Pietro Barbanti nga qendra për dhembjen e kokës në Romë, “San Raffaele”

“E ashtuquajtura kokëdhembje seksuale, e cila prekë rreth 1% të popullsisë, mund të jetë edhe e dhembshme, por edhe frustuese”, thekson Barbanti.

Ai shpjegon se ekzistojnë dy lloje të kësaj kokëdhembjeje. Njëri lloj i saj shfaqet gjatë vet aktit seksual, e tjetra paraqitet pas përfundimit të seksit. Barbanti thotë se lloji i parë është shumë më i shpeshtë, por lloji i dytë shkakton më shumë dhembje.

Derisa pjesa më e madhe e kokëdhembjeve kronike janë më të shpeshta te meshkujt, ‘migrena e seksit’ gati tri herë më shumë i prekë meshkujt.  Barbanti thotë se ky lloj i kokëdhembjes mund të vihet nën kontroll, bile edhe të neutralizohet përgjithmonë.

Dhembjet e kokës të shkaktuara nga seksi janë vetëm njëri nga rreth 200 lloje të dhembjeve të kokës që janë identifikuar deri tani, ku shumica prej tyre prekin më shumë femrat.

Shkencëtarët ende nuk e dinë pse ndodhë kjo, por mbizotëron hipoteza se kjo ka lidhje me luhatjet hormonale që lidhen me ciklin menstrual. Barbanti thotë edhe se femrat janë më të prira se meshkujt për mbajtjen e dietave, me ç’rast vjen deri te rënia e menjëhershme e sheqerit në gjak, gjë që mund të çojë deri te paraqitja e kokëdhembjes.

E, sa i përket mjekimit të dhembjes së kokës, ai preferon evitimin e pijeve alkoolike, zvogëlimin e sasisë së kafes që pini gjatë ditës, si dhe që të rritet aktiviteti fizik.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: