Dietë me zarzavate dhe fruta për të pasur një zemër të fortë

Kolesteroli i lartë, duhet ulur menjëherë, sepse përndryshe rrezikoni që të pësoni infarkt. Në fakt, të ndryshosh menjëherë mënyrën e jetesës, është e vështirë dhe për më tepër kolesterolin, i prodhuar në zemër, është më mirë që ta luftojmë me një ilaç specifik, me statina, që është i aftë të ulë deri në 30 për qind infarktet.

Statinat janë një sukses i vërtetë për kompanitë farmaceutike. Një revistë shkencore ka llogaritur se 25 milionë persona në botë janë kuruar kështu në vitin 2006, me shpenzimet e tyre, ose të shërbimeve shëndetësore kombëtare, duke shpenzuar 27,8 miliardë dollarë.

Por a është e vërtetë që mjafton të kesh kolesterolin e lartë për të qenë i rrezikuar nga infarkti? Dhe a mjafton një statinë për të ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundërindikacion ndaj përdorimit të tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrës pa përdorur shumë ilaçe? Këto janë disa prej pyetjeve që kanë marrë tashmë përgjigje nga specialistët përkatës.

Sëmundjet e zemrës

Në të vërtetë, sëmundjet kardiake janë shumë komplekse. Kjo ndodh, sepse klinikisht janë rezultati i një ndërveprimi ndërmjet faktorëve ambientalë dhe predispozitës gjenetike. Te faktorët ambientalë futen të ashtuquajturit faktorë rrezikues, ndërsa për iskeminë e zemrës janë: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumë persona që vuajnë nga sëmundjet kardiake thuhet se e kanë të trashëguar.

Kështu, sëmundjet kardiake janë të trashëguara, por ajo që duhet theksuar është se janë të pakta dhe të rralla. Në të vërtetë, predispozita është e lidhur me aktivitetin e gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesorë të sëmundjeve. Simptomat e saj janë ato që lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma të tjera të sëmundjes së zemrës. Në fakt, sëmundjet e zemrës janë të pakta dhe të rralla. Ndër më të shpeshtat duhet të përmendim: iskemia e zemrës, angjina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronare. Por këtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulopatia reumatike dhe aritmi.

Këto sëmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeç, por në shumë raste ato janë të trashëguara. Megjithatë, moshat më të rrezikuara janë ato mes 50 dhe 60 vjeç. Simptoma e sëmundjeve të lindura të saj ka të bëjë me cianozën dhe prishjen e ekuilibrit të parakohshëm që në lindje. Valvulopatia reumatike ka të bëjë me gulçime, edemë periferike, si dhe aritmi.

Parandalimi

Kur flitet për infarkte ka dy lloj parandalimesh: sekondar dhe primar. Parandalimi sekondar pengon infarktet tek ata persona që kanë pasur më parë sëmundje kardiovaskulare, pra ata që vuajnë nga angjina (dhembje në fyt), që kanë pasur patologji të rënda kardiovaskulare, apo që kanë familjarë, të cilët kanë pësuar një infarkt apo goditje apoplektike (damlla) kur kanë qenë të rinj (para të 55-ve, nëse është mashkull, ose 65 nëse është femër). Në këto raste, dobia për të ulur kolesterolin shpeshherë është më e madhe se rreziku i efekteve anësore të statinave.

 Rreth 10-15 për qind e njerëzve që i konsumojnë, vuajnë nga dhembjet muskulore, dëmtimet konjunktive (nga konfuzionet e lehta të humbja e kujtesës) dhe dëmtimi i mëlçisë. “Njerëzit me moshë përkatësisht 30-80 vjeç, që vuajnë nga një sëmundje që bllokon arteriet, statinat reduktojnë në mënyrë të diskutueshme vdekshmërinë: në këto raste terapia nuk përfshihet”, - ka shkruar një profesor në një revistë shkencore, i cili punon në një agjenci të financuar nga qeveria kanadeze, që analizon të dhënat e ilaçeve për të verifikuar efektshmërinë e tyre. Me fjalë të tjera, statinat në parandalimin sekondar funksionojnë dhe mund të shpëtojnë jetën e një njeriu që ka pësuar edhe më parë një infarkt.

Sjelljet

Parandalimi primar ndryshon totalisht nga parandalimi sekondar: është terapia e atyre që nuk kanë ende një sëmundje kardiovaskulare. Shumë persona mund ta shmangin rrezikun, sepse nuk pinë duhan, nuk janë të sëmurë nga hipertensioni, apo diabeti dhe nuk kanë trashëguar nga prindërit infarkte ose goditje apoplektike.

Miliona njerëz marrin statina vetëm për një arsye, atë të kolesterolit, sepse është i lartë. Për të gjithë këta persona është me efikase dhe e sigurt që të ndryshojnë veset e këqija, sepse bilanci rrezik/mirëqenie i statinave për ta është negativ.

Profesori ka zbuluar se statinat nuk kanë efekt te pacientët që nuk kanë simptoma patologjike koronare. Te 3239 pacientë meshkuj, me moshë përkatësisht 65 vjeç të kuruar me statina, vërehej një ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmërisë. Madje, e njëjta gjë u vërejt edhe te 10 mijë gra të çdo lloj moshe. Për burrat e moshës së mesme, të cilët konsumonin statina, kishte një reduktim të vogël të kolesterolit dhe infarkteve, por jo një ulje të vdekshmërisë apo patologjive të tjera.

“Pjesa më e madhe e personave që konsumojnë statina nuk ka asnjë mundësi t‘ia dalin mbanë, thjesht mund të përkeqësohen më tepër”, shkruan profesori. Sipas tij, statinat nuk u këshillohen meshkujve dhe femrave, të cilët kanë kaluar moshën 69 vjeç. Ndërsa për sa u përket meshkujve me moshë, përkatësisht nga 30-69 vjeç, duhet t‘i nënshtrohen një eksperimenti. Duhen bindur 67 prej tyre të konsumojnë statina për 5 vjet, për të parandaluar vetëm një rast infarkti.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: