Shkencëtarët francezë kanë përfituar një substancë e cila, kur të futet në organizëm nëpërmes hundës, në një masë të madhe zvogëlon rrezikun nga paraqitja e astmës
Një grup shkencëtarësh francezë nga Qendra për fiziopatologji në Tuluz ka zbuluar rolin e kalciumit në aktivitetin e qelizave të sistemit imunologjik te personat që vuajnë nga astma, gjë që mund të jetë hap i ri në mjekimin e kësaj sëmundjeje.
Reagimi i tepruar i sistemit imunologjik, sikur që kanë treguar studimet, çon deri te sulmet astmatike, si dhe deri te paraqitja e të gjitha llojeve të alergjisë, ku qelizat limfocite Th2 konsiderohen koordinatore të këtyre sulmeve.
Por, shkencëtarët francezë kanë zbuluar se qelizat Th2 nuk mund të aktivizohen pa kalcium, i cili në ato qeliza hyn nëpërmes kanaleve speciale, të vendosur vetëm në muret e brendshme të tyre.
Shkencëtarët nga Tuluzi ia kanë dalë që ta zvogëlojnë aktivitetin e atyre kanaleve të kalciumit, duke ndikuar në materialin gjenetik të qelizave Th2.
Ata kanë përfituar një substancë e cila, kur të futet në organizëm nëpërmes hundës, në një masë të madhe zvogëlon rrezikun nga paraqitja e astmës, gjë që është vërtetuar edhe nga rezultatet e studimit të bërë në minj.
Shkencëtarët tani planifikojnë që të konstatojnë se a gjenden ato kanale edhe në qelizat Th2 të njerëzve, në mënyrë që të mund të fillojë edhe testimi klinik i substancës së zbuluar nga ta.
Rezultatet e studimit francez janë botuar në revistën shkencore amerikane "American Jounal of Respiratory and Critical Care Medicine".



