Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjenetik, i cili parasheh të tregojë mbarëvajtjen e kimioterapisë tek pacientët. Ekipi i shkencëtarëve thuhet se ka zbuluar se gjashtë prej qelizave të kancerit në gji mund të tregojnë ndikimin e ilaçeve gjatë trajtimit.
Ky ekip i shkencëtarëce ka analizuar 829 qeliza të kancerit të gjirit, nga të cilat gjashtë prej tyre supozohet se mund të tregojnë ndikimin e ilaçeve gjatë trajtimit. Sipas shkencëtarëve, këto gjene mund të japin parashikime për efikasitetin e ilaçit për këtë trajtim tek pacientët, ilaç i quajtur “paclitaxel”.
Ekipi i shkencëtarëve shpreson se i njëjti trajtim mund të përdoret edhe për sëmundjet tjera kancerogjene.
Projekti Ndërkombëtar dhe kërkuesit shkencor të sëmundjeve kancerogjene nga Instituti për Kërkime i Londrës thonë se nga ky zbulim mund të përfitojnë të sëmurit nga kanceri në gji, duke hetuar dhe eliminuar të gjitha ato qeliza, të cilat pengojnë efektin e ilaçeve gjatë trajtimit shërues.
Këto qeliza që pengojnë shërimin, sipas shkencëtarëve, mund të zhduken një nga një në laboratore.



