Mosha dhe shëndeti seksual

Kërkimet e fundit nuk lënë vend për dyshime: Pas moshës 40-vjeçare cilësia e spermës ulet për të ngjizur mirë.

Akrepi i orës biologjike, me kalimin e moshës bëhet e ngadaltë jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt. Në të kundërt nga sa besohej shumë kohë më parë edhe për gjininë mashkullore bëhet më e vështirë që të ngjizin një fëmijë me kalimin e viteve.

Raste si ato të Charlie Chaplin, i bërë baba për të satën herë në moshën 73-vjeçare, citohen shpesh për të konfirmuar se dëshira e aftësisë mund plotësohet në çfarëdo moshe. Në fakt është e vërtetë që pjelloria mashkullore nuk mbarohet menjëherë dhe përfundimisht siç ndodh tek femrat pas periudhës së menopauzës. Një sërës studimesh vë në dukje se aftësia e riprodhimit tek meshkujt preson një ulje të madhe, mendimi për të shtyrë momentin në të cilin mendohet të ngjizet një fëmijë mund të thotë edhe të mos e kesh fare atë.

Në një nga kërkimet e fundit të mbajtur nga një grup shkencëtarësh të Institutit Kombëtar Francez të Studimeve Demografike, ku kanë qenë pothuajse 2 mijë meshkuj, bashkëshortet e të cilëve u janë nënshtruar fekondimit në mitër, ka arritur në përfundimin se femrat nën moshën tridhjetëvjeçare, një partner mbi moshën 40 vjeç, ul mundësinë për të ngjizur në 25 për qind, për femrat nga 35 deri në 37 vjeç me një mashkull pothuajse 50-vjeçar, bën që shanset e një shtatzënie të jenë një në tri.

“Një mashkull mbi 49 vjeç”, ka shkuar Elise de LA Rochebrochard, “është një faktor shumë i rrezikshëm për dështimin e një riprodhimi”. Net të dhimbshme këto, ku mosha në të cilën çiftet vendosin të nisin një fëmijë po rritet. Sipas të dhënave më të fundit, mosha e mesme në të cilën njerëzit bëhen prindër është nga 33 deri në 35 vjeç.

Problemi i rënies së pjellorisë mashkullore edhe pse flitet pak për të, është shumë i njohur nga specialistët. “Edhe për mashkullin, si edhe për femrën, mosha e duhur për të riprodhuar do të ishte rreth moshës 25-vjeçare”, pohon Giovanni Colpi, drejtor i spitalit të Milanos.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: