Pagjumësia zvogëlon trurin

Personat që kanë probleme me pagjumësi, tani duhet të jenë edhe më të brengosur. Studimi më i ri ka treguar se pagjumësia kronike mund të ndikojë në zvogëlimin e trurit.

Ekspertët kanë lidhur pagjumësinë kronike dhe zvogëlimin e dendësisë së masës së hirtë të pjesëve të trurit që kontrollojnë aftësitë e tij të vendimmarrjes dhe pushimit. Pasojat e pagjumësisë që zgjatë për një kohë të gjatë mund të përfshijnë shumë procese kognitive të trurit, thotë autorja e studimit, Annamaria Altena nga Instituti holandez për neurologji.

Kërkuesit shkencor kanë krahasuar dendësinë e masës së hirtë dhe të bardhë të 24 personave të moshuar që vuanin nga pagjumësa kronike me atë të 13 personave që nuk kishin probleme me gjumë. Në konsiderim janë marrë edhe çrregullimet fizike dhe psikike që kanë mundësi të ndikojnë në dendësinë e masës së trurit.

Personat që vuanin nga forma më e rëndë e pagjumësisë është vërejtur se kishin edhe humbjen më të madhe të dendësisë së masës së hirtë. Por, mjekët ende nuk e kanë të qartë se a shkaktohet pagjumësia nga humbja e masës së hirtë të trurit, apo anasjelltas.

Studimi i botuar në revistën „Biological Psychiatry“ është përqendruar vetëm te të moshuarit, prandaj duhet të bëhen studime ku do të përfshihen personat e të gjitha grupmoshave.

Dobitë e gjumit të mirë

Gjumi i mirë dhe i rregullt nevojitet për funksionimin tonë adeuat psikofizik, ku të mirat që i sjell ky gjumë janë të panumërta.

Gjumi i mjaftueshëm dhe kualitativ ndihmon në humbjen e kileve të tepërta, ulë shtypjen e lartë të gjakut dhe na jep energji për tërë ditën. Për këtë shkak, nëse edhe ju keni probleme me gjumë, respektivisht nëse vuani nga pagjumësia për një periudhë më të gjatë se 5 ditë, menjëherë duhet të shkoni te mjeku.

Natyrisht, ekzistojnë çaje dhe preparate të ndryshme natyrore për gjumë të mirë, të cilat duhet të provohen para se të fillohet marrja e barnave.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: