Muzika mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e humorit
Dëgjimi i përditshëm i muzikës mund t’u ndihmojë pacientëve që janë duke u mjekuar pas pikës në tru, thonë shkencëtarët finlandezë.
Në studimin e botuar në revistën mjekësore parisiane "Brain", shkencëtarët theksojnë se dëgjimi i muzikës dy orë në ditë mund t’u ndihmojë pacientëve në procesin e shërimit dhe në përmirësimin e funksioneve verbale dhe funksioneve të tjera kognitive.
Muzika mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e humorit edhe atë më shumë sesa dëgjimi i audiokasetave me libra.
Efektet e dobishme të muzikës për mjekimin e ankthit, depresionit dhe dhembjes, por edhe të skizofrenisë, demencës dhe autizmit, tashmë janë të njohura, por ky studim për herë të parë sugjeron se muzika është e dobishme edhe pas pikës në tru.
Muzika është e dobishme për stimulimin e trurit që të mësohet me dëmtimet e shkaktuara nga pika në tru, ku këto dëmtime mund të ndikojnë në të folur, vëmendje apo lëvizje.
"Kjo është një metodë e lirë e cila do të mund ta plotësonte terapinë e mjekimit", thuhet në studim, gjatë të cilit janë studiuar pacientët që kishin dëgjuar muzikë qysh gjatë qëndrimit të tyre në spital, menjëherë pas pikës në tru.




