Nëse doni që të jeni vrapues kulmor, atëherë që nga fillimi mësohuni që të vraponi këmbëzbathur
Vrapimi pa atlete (patika) është i mirë për nyja, ka konstatuar kërkuesi shkencor nga Universiteti i Harvardit, Daniel Liberman.
Liberman ka ardhur deri te një konkludim i tillë pas studimit që ka bërë në një numër të madh vrapuesish, me apo pa atlete, në SHBA dhe në Afrikën lindore, para së gjithash në Keni, vend nga vijnë shumë kampionë të vrapimit.
Rezultatet e studimit që janë botuar në revistën "Nature", thonë se njerëzit që vrapojnë këmbëzbathur që nga fëmijëria, me rastin e hedhjes së hapit, së pari prekin në tokë pjesën e përparme, apo të mesme të shputës së këmbës, mënyrë sipas të cilës vrapojnë edhe kur kanë të mbathura atlete.
Për dallim prej tyre, njerëzit që kanë vrapuar që nga fillimi me atlete të mbathura, së pari në tokë e qesin thembrën, duke bartur në nyja një pjesë të madhe të peshës trupore, gjë që çon deri te lëndimet.
Megjithatë, Liberman nuk apelon te atletët që të ndryshojnë përnjëherë shprehitë e tyre, në mënyrë që të mos vijë deri te lëndimi i tyre.
Ai propozon që koha e vrapimit, apo distanca që vrapuesit e kalojnë këmbëzbathur, në fillim të mos tejkalojë 10% të kohës së përgjithshme të vrapimit, apo të distancës e cila kalohet gjatë javës.

