Me konsumimin e ushqimit, sikur psh selinos dhe magdanozit, të cilat përmbajnë flavonoidin natyror apigjeninë, mund të parandalohet leukemia, kanë konstatuar ekspertët holandezë nga Universiteti i Groningenit.
Sipas fljalëve të dr Michael Pepelenbosh, njërit nga pjesëmarrësit në studim, testet kanë treguar se apigjenina, përbërës i rëndomtë i pemëve dhe perimeve, është në gjëndje që ta pengojë paraqitjen e dy llojeve të qelizave të leukemisë dhe të zvofgëlojë gjasat për shumimin e tyre, transmeton 'Rojters'.
Nga ana tjetër, ekipi i shkencëtarëve holandezë ka pohuar se apigjenina megjithatë mund ta zvogëlojë efektin pozitiv të kimioterapisë te personat te të cilët tanimë është diagnostikuar leukemia.
Flavolnoidet janë komponime me veti antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet me molekula të oksigjenit.
Disa studime të mëparshme kanë treguar se apigjenina , e cila gjendet në selino, majdanoz, salcë të domates dhe në ushqimet e tjera me origjinë bimore, po ashtu mund të jetë efikase në parandalimin e kancerit të vezorëve.




