Mjekët thonë se ka shumë ushqime që mund të parandalojnë kancerin. Dieta parandaluese e kancerit përfshin ushqime me antioksidues të cilët parandalojnë prodhimin e hormoneve të tepërta dhe elementeve të cilat ndihmojnë në eliminimin e helmeve të trupit dhe eliminojnë gjithashtu kancerogjenët. Për shembull: brokoli, lulelakër, lakra, qepa, hurdha, boronice e kuqe, agrumet, bërthamat e lirit, susamit, kungullit dhe lulediellit, gjithashtu është e këshillueshme të konsumoni perime.
Karrota Pacientët me kancer zakonisht këshillohen të pinë lëng karrote – beta karroteni në karrot mund të bëjë mrekulli. Por është më mirë të hani karrota të freskëta. Sipas mjekëve, karrota i humb disa prej vetive të saj nëse shtrydhet dhe bëhet lëng. Ushqime që përmbajnë soj. Çfarëdolloj ushqimi që përmban soj ndalon qelizat malinje të rriten dhe zvogëlon efektin dehës të terapisë rrezatuese ose kimioterapisë. Bajamet dhe bërthamat e kajsisë përmbajnë leatril që vret qelizat kanceroze.
Ananas Studime të reja shkencore kanë zbuluar dy elementë të dobishme të kërcellave të ananasit. Një prej tyre është që stimulon sistemin imunitar, tjetri bllokon një proteinë të veçantë që prodhohet nga qelizat kanceroze, e cila ndalon rritjen e tumorit. Por ne jemi mësuar të hamë tulin e ananasit. Por kërcelli I ananasit është ai që përdoret më shumë për krijimin e ilaçeve kundra kancerit.



